Masakra ne Devoll, viktimat jane 3 vellezer
DEVOLL- Masakër në Devoll. Tre persona kanë mbetur të vrarë rreth orës 13.55 minuta në fshatin Vidovë. Nga të dhënat e para mësohet se vrasja ka ndodhur me armë zjarri dhe identifikon viktimat. Një orë pas vrasjes policia konfirmon se viktimat janë 3 vëllezër. Ata janë Taulant, Xhiljon e Eldi Mulliri po nga ky fshat. Janë të paqarta shkaqet e vrasjes, por dyshimet e para janë se krimi mund te kete ndodhur per hakmarrje. Policia ka rrethuar zonën e Vidovës në kërkim të autorëve. (s.g/BalkanWeb)