E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlini dhe Madridi të bashkuar për krizën

Spanja dhe Gjermania do të bëjnë gjithçka të mundur për të zgjidhur përfundimisht krizën e euros.Premtimi është bërë nga kryeministri spanjoll Mariano Rajoi pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.
 

“Do largojm cdo dyshim për vazhdimin e projektit të euros”-ka thënë kryeministri Rajoi.Në konferencën e përbashkët për media, Merkel ka theksuar nevojën e rikthimit të besimit në euro. Kancelarja gjermane ka bërë të qartë se ka biseduar për masat që ka ndërmarrë Spanja deri më tani ndërsa ka theksuar se nuk do të ketë kushte të reja për Madridin.
 

Spanja është zhytur në borxhe të thella ndërsa vendet anëtare të Eurozonës i kanë premtuar deri në 100 miliardë euro për bankat e saj në krizë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›