E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në Eurozonë, BQE me program të ri masash

Banka Qendrore Evropiane shpalli sot programin, përmes të cilit do të blejë bonot nga ekonomitë në vështirësi si Spanja dhe Italia, me qëllim që të ulë koston e tyre të huamarrjes dhe të reduktojë frikën e kolapsit të euros.

Me normat aktuale, të dy vendet do ta kenë vështirë që të marrin hua në tregjet financiare dhe do të detyrohen që të kërkojnë pako shpëtimi nga partnerët e tyre të BE-së.

"Nën kushtet e duhura, ne do të kemi një ndalje efektive të skenarëve shkatërrues që do të paraqisnin sfida të egra për stabilitetin e çmimeve në eurozonë”, tha Mario Dragi, president i Bankës Qendrore Evropiane.

Programi për të blerë borxhet sovrane është quajtur “Transaksionet e Plota Monetare”, ndërsa vetë Dragi u shpreh se shtetet të cilat duan që borxhet e tyre të blihen nga BQE duhet fillimisht të kërkojnë ndihmë nga fondet e shpëtimit të BE-së dhe të bien dakord me politikat “strikte dhe efektive" për reduktimin e borxhit.

Ai tha se Fondi Monetar Ndërkombëtar do të ndihmojë me monitorimin e qeverive nëse përmbushin ose jo kushtet e caktuara.

Megjithatë, programi për blerjen e bonove ka kundërshtarë të fuqishëm, përfshirë këtu dhe shumë politikanë gjermanë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›