Hapen ofertat ekonomike të Bypass-it të Fierit

Në fazën e parë, në vlerësimin teknik, shfaqën interes 31 kompani, 23 prej të cilave u kualifikuan për pjesëmarrje në garë.
Sipas kësaj ministrie, në tendër kanë paraqitur interes 11 kompani, të cilat dhanë ofertat e tyre.
Në tender u paraqitën 11 kompani, të cilat dhanë këto oferta
Serenisima - 39 milionë e 698 mijë Euro
Copri - 48 milionë e 452 mijë
Impresa - 48 milionë e 706 mijë
Todini - 49 milionë e 065 mijë
Grandi lavori - 49 milionë e 434 mijë
Societa italiana - 52 milionë e 939 mijë
Mapa - 58 milionë e 930 mijë
Eko - 60 milionë e 681 mijë
Shtrabag - 66 milionë e 644 mijë
Actor - 69 milionë e 743 mijë
Onur - 118 milionë e 571 mijë
“Tenderi zhvillohet në përputhje me standardet dhe procedurat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Evropiane të Investimeve. Komisioni i vlerësimit të Ofertave po përpilon raportin, i cili do t’i dërgohet bankave financuese për aprovimin final”, thekson Ministria.
Bypass-i Fierit lidh dy autostradat e ndërtuara gjatë viteve të fundit, autostradën Lushnjë-Fier dhe Levan – Vlorë, si dhe aksin jugor Levan-Tepelenë. Punimet për këtë projekt, me gjatësi 22 kilometra dhe katër korsi kalimi do të zgjasin 24 muaj. /Start/
2012-09-06 15:39