E Diel, 1 Nëntor 2026

Gushti me çmime më të larta, INSTAT: U rriten çmimet e karburanteve

Muaji gusht ka shënuar cmimet më të larta të konsumit. INSTAT tha se rritje kanë pësuar të gjitha produktet ushqimore si edhe karburantet, ndërsa ulje kanë patur vetëm veshjet dhe këpucët. Ja si ka ndryshuar indeksi i plotë i cmimeve gjatë gushtit sipas raportit të INSTAT:
 

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin gusht 2012, arriti 112.4 përqind kundrejt muajit Dhjetor 2007 (dhjetor 07=100), duke shënuar një rritje prej 0.4 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin gusht është 2.8 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.1 përqind.
 

Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shënoi një rritje prej 0.8 përqind. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 3.7 përqind vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet". Çmimet kanë shënuar rritje edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendim rritjet në nëngrupin "fruta" me 1.1 përqind, nëngrupin "qumësht djath e vezë me 1.4 përqind, "sheqer e ëmbëlsira" me 0.4 përqind, etj.
 

Indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" ka shënuar një ulje prej 0.8 përqind. Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të veshjeve për gra me 1.7 përqind, veshjeve për fëmijë me 1.6 përqind, këpucëve për gra me 0.6 përqind etj.
 

Indeksi i grupit "Qera, ujë lëndë djegëse dhe energji" shënoi një rritje prej 0.1 përqind. Brenda këtij grupi çmimi i lëndëve djegëse shënoi një rritje prej 0.2 përqind.
 

Indeksi i grupit "Transporti" ka shënuar një rritje prej 0.6 përqind. Gjatë muajit gusht çmimi i naftës shënoi një rritje prej 2.6 përqind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 1.6 përqind.
 

Indeksi i grupit "Argëtim dhe kulturë" ka shënuar një rritje prej 0.4 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimeve për shërbimet e argëtimit me 1.9 përqind.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›