E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen kerkesat per blerjen e Albpetrol

Kërkesat për blerjen e kompanisë shtetërore Albpetrol nga kompanitë e interesuara do të dorëzohen më 7 shtator pranë Ministrisë së Ekonomise. Në këtë garë të fortë marrin pjesë kompani të njohura ndërkombëtare në fushën e hidrokarbureve dhe përpunimit të tyre në tregun botëror. Numri i kompanive që do të garojnë për tenderin e Albpetrol deri tani ka arritur në 19. Burime nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se, qeveria pret të përfitojë të ardhura të konsiderueshme nga privatizimi i 100% të aksioneve të ndërmarrjes Albpetrol dhe gara pritet të jetë e fortë. Interesi në rritje nga kompanitë private detyruan ministrinë të shtyjë afatin e mbledhjes së ofertave nga data 26 Korrik në datë 7 Shtator. Pas dorëzimit të ofertave për blerjen e aksioneve, komisioni i ngritur nga Ministria e Ekonomisë do të vlerësojë ofertuesin më të mirë dhe brenda këtij viti pritet të shpallet fituesi. Pjesë e komisionit vlerësues, por pa të drejtë vote, do të jenë edhe përfaqësues nga firma amerikane konsulente për privatizimin “Pattern Boggs”. Paketa e aksioneve të Albpetrolit përfshin të gjitha asetet e ndërmarrjes, lejet dhe licencat për shfrytëzim dhe kërkim deri në një periudhë 25 vjeçare, ku përfshihet edhe ajo për transmetimin e gazit dhe shpërndarjes së tij që do të mundësohet nga ndërtimi i gazsjellësit TAP, si edhe të drejtën e blerjes së emrit për të konkurruar në treg. Mësohet se, interesi në rritje nga kompanitë vjen për shkak se, pjesë e paketës është bërë edhe një licencë prodhimi energjie, që do të mundësojë shfrytëzimin e gazit natyror dhe nënprodukteve të tjera të naftës për prodhimin e saj. Interes për paraqitje oferte kanë shprehur kompanitë Gazprom, Apic Petroleum, Silkroadequity, Çalik Energy, Tiëay Oil, TripleFiveInternational, Petromanas, Bankers Petrolium, GPRO Group, Yildizlar, BrackKappaAlbania, ZG Projekt, Sahara India Pariëar, Kurum, Ecolog International, Israeli Investment Group, Transoil Group, Thompson Global dhe Bright Oil Petroleum.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›