E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlini feston rrëzimin e murit të komunizmit

Shkatërrimi i tij kontribuoi në rënien e komunizmit në Evropën Lindore, në bashkimin e Gjermanisë dhe në përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Festimet kulmuan me deklaratat e udhëheqësve botërorë, se rënia e Murit të Berlinit ishte bërë shembull për mënyrën se si duhet të përballohen sfidat e kohës moderne.

Pavarësisht nga shiu, dhjetëra mijëra vetë dolën për të kujtuar ata që vdiqën në mur dhe për të festuar kurajën e atyre që e shembën atë.

Veç muzikës së Bet’hovenit dhe Bon Xhovit, nuk munguan as përshëndetjet për ish-udhëheqësit, atë sovjetik, Mikhail Gorbachev dhe ish-presidentin polak Lech Walesa.

Kancelarja Angela Merkel, e cila është rritur në Gjermaninë Lindore dhe iu bashkua turmave festive 20 vjet më parë, deklaroi se ajo kishte qenë dita më e rëndësishme e jetës së saj.

Në një mesazh përmes videos nga Uashingtoni, president amerikan Barak Obama tha se përvjetori ishte një kujtesë se njerëzimi e ka vetë në dorë fatin e tij.

Kryeministri britanik, Gordon Braun, tha se banorët e Berlinit i jepnin shpresa Zimbabves në lot dhe Birmanisë në zinxhirë.

Në vendin ku dikur ngrihej muri i Berlinit, u rrëzuan mijëra domino për të simbolizuar reaksionin zinxhir, i cili 20 vjet më parë rrëzoi komunizmin në mbarë Evropën.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›