E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia i ofron Afganistanit një ndihmë prej 5 bilion usd

Qeveria e qendrës së majtë në Japoni, sapo mori pushtetin në shtator deklaroi se do të ofronte ndihmë civile në vend të asaj ushtarake.
 
Ndihma e majme japoneze parashikohet të shërbejë për trajnimin e administratës afgane, integrimin në shoqëri të talebanëve të penduar, zhvillimin e infrastrukturës dhe agrikulturës.  

Kryeministri japonez, Jukio Hatojama pritet t’i diskutojë detajet e skemës me presidentin amerikan Barak Obama, gjatë vizitës që do të zhvillojë ky i fundit në Japoni ditën e premte.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›