Berlini hedh poshtë pretendimet e njohjes së programit "Prism"
BERLIN- Qeveria gjermane përgënjeshtroi sot se ushtarët e saj në Afganistan ishin në dijeni të ekzistencës së programit amerikan të përgjimeve elektronike "Prism" që prej vitit 2011, pas akuzave të së përditshmes gjermane "Bild".
Nën presionin e vazhdueshëm të medias prej një jave për shkak të një afere që kërcënon mbarëvajtjen e fushatës elektorale të kancelares, Angela Merkel, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, iu përgjigj për më shumë se një orë pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference shtypi.
Kancelarja, Angela Merkel u shpreh se mësoi mbi ekzistencën e programit "Prism", nga mediat, me anë të deklaratave të ish-konsulentit të agjencisë NSA, Edward Snowden.
Zëdhënësi i kancelares, Seibert reagoi ndaj akuzave të së përditshmes "Bild", duke iu referuar një deklarate të shërbimeve sekrete gjermane, BND, sipas së cilës programi "Prism" i përmendur nga e përditshmja, nuk është aspak i njëjtë me atë të NSA.
(er.nu/BalkanWeb)