Londër, Rama takon Blair: Kemi ndihmën e kryeministrit që ka lënë gjurmë në histori
TIRANË- Ish-kryeministri britanik Tony Blair shpreh besimin e tij se qeveria e re shqiptare do të kapërcejë sfidat që e presin përpara. Gjatë një takimi sot në Londër me kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, ish-kryeministri Blair e uroi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.
“Uroj Ramën për fitoren e jashtëzakonshme. Ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë, për të qenë së bashku për një qeverisje të re dhe një program të ri. Komuniteti ndërkombëtar i uron qeverisë së re suksese. Sfidat e vendit janë të mëdha, por ka vendosmëri për kapërcimin e tyre. Duhet ta dini se keni një mbështetje shumë të madhe nga komuniteti ndërkombëtar që ta kryeni me sukses detyrën tuaj.”- deklaroi Blair.
Nga ana e tij, lideri i PS-së Edi Rama shprehu kënaqësinë për takimin me zotin Blair, të cilin e cilësoi si mik të shqiptarëve. Rama vlerësoi ndihmën që ish-kryeministri britanik do t’i ofrojë qeverisjes së re shqiptare, duke thenë: “Kemi ndihmën e kryeministrit që ka lënë gjurmë në historinë e Anglisë dhe të botës.”
“Është një kënaqësi shumë e madhe që takimin parë pas zgjedhjeve jashtë Shqipërisë, unë e bëj me një njeri të madh, që përveçse për çka njihet, është dhe një pikë referimi e kahershme e imja dhe e jona, si PS. Ndërkohë jam shumë i lumtur që kjo fitore na jep mundësinë që të kemi ndihmën e këtij miku të madh, të një kryeministri që ka lënë gjurmë në historinë e Anglisë dhe botës mbarë dhe një njeriu që nuk harron asnjëherë të përsërisë që është një mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve.”- u shpreh Rama.
RAMA NË FACEBOOK: TAKIMI PER PIKETAT E PARA TE QEVERISJES
Në përfundim të takimit, kryesocialisti Rama, përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social 'Facebook”, theksoi se në fokus të bisedës me ish-kryeministrin britanik ishin piketat e para të qeverisjes.
“Takim pasionues rreth 2 orë me km Blair për piketat e para të qeverisjes.”- shkruan Rama në “Facebook”, ku publikoi edhe një fotografi të takimit.
Vetëm disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme, Rama zhvilloi një takim me Blair, të cilin e ka njohur me programin për një "Rilindje Shqiptare" dhe prioritetet e qeverisjes së majtë pas 23 qershorit. Gjatë këtij takimi, një temë e rëndësishme e bisedës ishte propozimi i Partisë Socialiste për taksimin e ndershëm, si dhe sistemin universal shëndetësor, bazuar në eksperiencën e suksesshme britanike.
Kryesocialisti Rama kërkoi mbështetjen e Blair dhe ekspertizën e tij për qeverisjen e pas 23 qershorit, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga ish-kryeministri britanik.
"Do të jem shumë i lumtur t’ju ndihmoj ju. Vendi juaj është një vend për të cilin kam shumë interes", - e ka siguruar kreun e PS-së, ish-kryeministri laburist.
(m.a/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama nesër në Itali, takon kryeministrin Enrico Letta VIDEO: Londër, Rama takon Blair: Kemi ndihmën e kryeministrit që ka lënë gjurmë në histori