Berlini kerkon pergjigje konkrete prej Serbise

Me 30 nentor shkon ne Bruksel presidenit i Serbise Boris Tadiq i cili ka delaruar se Serbia nuk do te njohe pavaresine e Kosoves. Besoj se mund te arrijme zgjidhje per konfliktin shqiptaro-serb ne Kosove nese veprojme ne menyre racionale dhe me pergjegjesi dhe nese i shqyrtojme me kujdes te gjitha zgjidhjet e mundshme ku Beogradi nuk e njeh pavaresine e Kosoves. Mirepo njeherazi duhet te kerkojme zgjidhje qe jane te pranueshme per te gjithe - per serbet shqiptaret dhe Bashkimin Evropian. Ky eshte qendrimi im ndaj kesaj ceshtjeje theksoi Tadiq.
Inkurajim ose nencmim
Nese Serbia merr me 9 dhjetor statusin e kandidatit per antaresim ne BE ardhmeria evropiane e Serbise do te jete ne nje fare menyre e sigurte vlereson per Deutsche Wellen Nikola Jovanoviq redaktor i revistes Sfidat e integrimeve evropiane. Bildunterschrift Serbia aspiron per tu pranuar ne BE
Ky do te ishte nje inkurajim i madh per vazhdimin e evropianizimit dhe modernizimit te mbare shoqerise dhe shtetit. Ky do te ishte nje sinjal i cili do ti tregonte Serbise se ajo se bashku me Bashkimin Evropian vazhdon rrugen drejt modernizimit dhe antarsimit te suksesshem ne BE. Nese Serbia nuk e merr statusin e kandidatit - kjo do te jete nje grusht i rende kryesisht per eliten politike e cila eshte angazhuar nje kohe te gjate qe Serbia te jete pjese e suksesshme e familjes evropiane. Por kjo do te jete edhe nje zhgenjim i madh per shumicen e popullates serbe e cila ende e perkrah hyrjen ne BE. Kjo ngjarje do te perputhej me nenshkrimin e marreveshjes per pranimin e Kroacise ne BE keshtu qe ky do te ishte nje mesazh negativ e madje edhe nencmues per Serbine vlereson Jovanoviq.
Berlini kerkon pergjigje te qarta
Nese Serbia merr statusin e kandidatit ajo mund te behet motor i afrimit me Bashkimin Evropian thote per Deutshe Welle-n Jelko Kacin raportuesi per Serbine ne Parlamentin Evropian. Kjo do te ndikonte pozitivisht ne te gjitha vendet fqinje te Serbise si ne ato qe tashme jane ne BE ashtu edhe ne ato qe e kane statusin e kandidatit dhe ne ato qe ende jane ne situate te paqarte si Bosnje-Hercegovina Shqiperia ose Kosova.
Neve nuk jemi ne gjendje dhe nuk e kemi mandatin te flasim ne emer te Serbise. Mirepo une vetem dua ta perkthej ate cka thote Angela Merkel mos na mbani ligjerata. A do ti realizoni ju keto kerkesa apo jo Per Bashkimin Evropian eshte me e rendesishme te kete qarkullim te lire te njerezve mallit kapitalit sherbimeve dhe ideve. Ne Berlin nuk e kuptojne situaten kur ka problem ne kufi kur eshte kufiri i bllokuar kur ka barrikada Berlini kerkon pergjigje te qarte a do ta implementoni marreveshjen mbi vulat doganore mbi kadastrat dhe kur do ta beni kete Dhe derisa nuk ka pergjigje per kete Berlini nuk do te kete mirekuptim per kerkesat e Serbise thekson Kacin. Bildunterschrift Presidenti Boris Tadic
Te hyjme ne BE e pastaj mund te dalim
Hulumtimet e opinionit publik ne Serbi tregojne se po shtohet numri i qytetareve qe jane skeptike ndaj Bashkimit Evropian. Sikur te mbahej tani referendumi per hyrjen e Serbise ne BE pro do te votonin 50 per qind te qytetareve. Ndersa kunder do te ishin 32 per qind. Anketa e bere ne rruget e Beogradit tregon gjithashtu se ekzistojne mendime te ndryshme rrethe hyrjes se Serbise ne Bashkimin Evropian
Nuk jam per ate qe Serbia te hyje ne BE sepse Evropa ka standarde te dyfishta dhe ka nje politike te poshter ndaj Serbise. Evropa nuk po na sjelle dicka te mire por po na imponon disa gjera qe nuk jane normale. Ne vend qe te na ofroje standard dhe rroga me te mira te na ktheje pasurite e uzurpuara ata na ofrojne paraden e homoseksualeve dhe na vene kushte te ndryshme. BE-ja nuk eshte korrekte ndaj Serbise. Por hyrja ne BE ka dhe perparesite e veta thote nje i anketuar. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Grafiti kunder BE-se ne Beograd
Pse jo. Une jam per hyrje ne BE sepse do te na ofronte mundesi te shumta. Ne qofte se nuk jemi te kenaqur ne serish mund te dalim. Me siguri qe duhet provuar pohon nje tjeter.
Autor Ivica Petroviq/ Marina Maksiomoviq/ Bahri Cani
Redaktoi Aida Cama