E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjurme shqiptare ne Gjermani - Emigrantet shqiptare festojne 28 Nentorin

Nen moton Gjurme shqiptare ne Gjermani edhe shoqata integrative gjermano-shqiptare IDEAL me seli ne Essen ka festuar te shtunen 99 vjetorin e pavaresise se Shqiperise dhe themelimin e shoqates. Kryetarja e kesaj shoqate Anduena Stephan ne fjalen e saj hyrese duke pershendetur te pranishmit tha se IDEAL eshte pasqyra e nderthurjes se origjinave te profesioneve dhe eksperiencave te jetes se dy kombeve atij shqiptar dhe atij gjermanBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Anduena Stephan Rruget tona te perbashketa jane kryqezuar shpesh ne dy shekujt e fundit por qe nga vitet 60 kur qytetaret e pare te Kosoves u vendosen ne Gjermani per te mbeshtetur zhvillimin ekonomik te Gjermanise se pasluftes me punen e tyre dhe sidomos ketu ne landin e Vestfalise se Veriut u hodhen themelet e diaspores sone. Ne keto 20 vitet e fundit sidomos pas renies se sistemit diktatorial ne Shqiperi dhe pas perfundimit te luftes ne Kosove Gjermania u be atdheu i dyte per nje brez te rinj shqiptaresh te cilit i perkasim dhe shume nga ne ketu sot theksoi Stephan.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Dr. Hartwig FischerPer festimin e 99 vjetorit te pavaresise Ideal kishte zgjedhur muzeun Folkwang ne Essen. Drejtori i ketij muzeu Dr. Hartwig Fischer duke pershendetur te pranishmit tha se muzeu Folkwang eshte vendi i perkryer per organizimin e nje mbremje te tille Jam shume i gezuar qe mu ofrua mundesia tju pershendes ne kete vend sepse muzeu Folkwang i ka kushtuar gjithmone theks te vecante promovimit te komunikimit ne menyre qe te nderlidhim artin dhe kulturen me prejardhje te ndryshme tha Dr. Fischer.

Te ftuar te nderit ne kete ore letrare dhe muzikore ishin edhe ambasadori i Shqiperise ne Berlin Valter Ibrahimi si dhe sekretarja e pare e ambasades se Republikes se Kosoves Fatmire Musliu. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto ambasadori Valter IbrahimiNe fjalen e tij te rastit ambasadori Ibrahimi pasi shprehu mirenjohjen e thelle per te gjithe ata shqiptare qe nder shekuj kane derdhur gjakun per flamurin kombetar dhe pavaresine e Shqiperise dhe te Kosoves nenvizoi se respekt dhe nderim te vecante meritojne te gjitha ato kombe e shtete qe mbeshteten pavaresine dhe themelimin e shtetit shqiptar me 1912 luften dhe pavaresine e Kosoves me 2008 si dhe respektimin e te drejtave te shqiptareve kudo qe ata jetojne. Lista eshte e gjate por une do te ndalesha te pakten ne dy prej tyre Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Gjermania dy vende mike te cilat sot mbeshtesin fuqimisht integrimin evroatlantik te Shqiperise dhe Ballkanit. Po ashtu dua te shpreh mirenjohjen time per autoritetet e Essenit qe i kane dhene mundesine shume shqiptareve te jetojne dhe punojne ne kete qytet si dhe i mbeshtesin ata ne rrugen e tyre te integrimit social dhe ekonomik tha ambasadori Valter Ibrahimi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikeProgrami dhe repertori i pasur artistik i dhuruan nje atmosfere te mrekullueshme kremtimit te dites se flamurit dhe te pavaresie ne Essen. Mysafiret paten rastin te ndjekin intermezo muzikore me muzikantet shqiptare te Folkwang Musikakademie pastaj prezantime letrare poezi te perkthyera ne gjuhen shqipe nga gjuha gjermane nje kendveshtrim historik te se shkuares te tashmes dhe te ardhmes se Shqiperise dhe ne fund pjesa me e madhe e programit ishte rezervuar per intermezo muzikore te femijeve shqiptare dhe gjermane. 

Ne kete menyre zonja Stephan thekson perkushtimin e shoqates per femijet per brezin qe lindi apo u rrit ne Gjermani jo vetem me fjale por edhe ne veper. Qellimi yne eshte i qarte Ne kemi se cfare te transmetojme tek ata. shte nder te jesh Shqiptar ashtu sic eshte nder te jesh dhe Gjerman por eshte nje shans unikal qe femijet tane jane trupezimi i dy kulturave dhe traditave kaq te vyera. Ne deshirojme qe femijet tane ti pasurojne keto tradita se bashku me shoket e tyre evropiane dhe ti percjellin ato me tej. Kjo eshte pjese e perkushtimit tone tha Stephan.

Autor Esat Ahmeti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›