E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serish Lufta e Dyte Boterore ne Shqiperi

Sic e tregon edhe titulli libri i kushtohet historise se rezistences ne vendet evropiane lindjes s saj dhe organizimit deri ne fund te luftes. Nese kur merr librin ne dore shtron pyetjen pse shkruhet serish 66 vjet pas perfundimit te luftes nje liber per rezistencen kunder fashizmit dhe nacionalsocializmit pergjigjen e merr menjehere ne parathenien e shkruar nga botuesi.

Pse serish per rezistencen

Pas perfundimit te luftes ne maj 1945 per shtetet qe kishin qene gjate LIIB nen pushtimin italian apo gjerman ishte e rendesishme qe te tregonin se jo vetem qe e kishin duruar pranuar apo bashkepunuar me forcen okupatore por kishin kryer edhe rezistence kunder pushtimit fashist dhe nacionalfashist. Rezistenca kunder sundimit gjerman dhe italian eshte prezantuar jo rralle si levizje aktive qe luajti rol kryesor ne rrezimin e te dy regjimeve atij te Musolinit dhe te Hitlerit. Keshtu eshte krijuar miti i rezistences se madhe kombetare format dhe aktivitetet e se ciles u percaktuan shume te zgjeruara dhe te shumellojshme. Por shume prezantime heroike te rezistencave kombetare nuk i pergjigjen fakteve ose realitetit shkruan botuesi Gerd R. berschr.

Botuesi ka vene re se edhe sot vazhdon te zhvillohen diskutime mbi pjesen qe kane zene grupimet e rezistences ne clirimin e vendeve te vecanta. Qe ne konferencat e para nderkombetare ne vitet 1958 dhe 1960 eshte folur per vleresimin e nivelit te influences se rebelimit kunder pushtuesit dhe problematiken e marredhenieve te grupimeve kombetare partizane dhe grupeve te rezistences me Aleatet. Sepse Aleatet i kane shfrytezuar njesite partizane rralle si pjese operative te drejtimit te luftes.

Rezistenca ne vende te vecanta ka pas perfshire refuzimin simbolik dhe format te ndryshme te protestave aktivitetet ilegale dhe luften e armatosur te organizatave partizane me atentate dhe sulme sabotative kunder personave dhe institucioneve te forcave pushtuese. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Permendore e rezistences ne Durres

Historiografia

30 artikujt librit ofrojne nje veshtrim mbi gjendjen e studimeve. Me ndihmen e udhezuesve per literaturen dhe arkivat e perdorura mundesohet edhe vazhdimi i punes mbi temen e Rezistences ne Evrope. Kjo nuk mund te arrihet gjithnje ne baze te studimeve ne vende te vecanta nganjehere tema mund te pershkruhet vetem ne forme skicash sepse studime te detajuara nuk ekzistojne. Kjo vlen vecanerisht per situaten ne te cilen ndodhet historiografia ne vendet e ish bllokut lindor Evropes lindore dhe juglindore ku shkrimi i historise eshte vendosur ne standarte shkencore pas shperberjes se Bashkimit Sovjetik me 1990.

Ne pjesen e librit qe ben fjale per Rezistencen ne Evrope dhe ne Evropen Juglindore ndodhet edhe artikulli Shqiperia Rezistenca kunder pushtimit italian dhe pushtimit gjerman i shkruar nga Peter Bartl. Prej tij ne do te shkepusim disa momente.

Shqiperia- pas pushtimit italian

Kur filloi Lufta e Dyte Boterore Shqiperia nuk ishte me shtet i mevetesishem. Me 7 prill 1939 zbarkuan trupat italiane zbarkuan dhe pushtuan vendin. Ushtria e vogel shqiptare e shkolluar dhe kontrolluar nga oficeret italiane nuk ushtroi rezistence. Ne Durres oficeri i xhandarmerise Abaz Kupi u perpoq me disa xhandare dhe banore te qytetit te mbante bllokuar dy divizionet italiane gje qe ia arriti per pak kohe duke i mundesuar Mbretit Zog qe sundonte qe prej 1928-es te arratisej per ne Greqi shkruan Bartl duke cituar ne kete pjese Julian Amery me Sons of the Eagle.

Me 16 prill Shqiperia u fut ne personalunion me Mbreterine e Italise. Me perjashtim te SHBA-se vendet e tjera e pranuan agresionin italian kunder Shqiperise pa kundershtuar. Vendimtare per qendrimin e metejshem te fuqive perendimore pas vjeshtes te 1939-es ishte se donin te mos perzienin Italine qe kishte qene deri ne ate kohe neutrale ne luften qe kishte filluar nderkohe.

1 / 4para

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›