E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia duhet tu beje thirrje serbeve qe te heqin barrikadat

Analistet politike ne Kosove jane te mendimit se nese Serbia nuk u bene thirrje serbeve te veriut qe te largojne barrikadat ne rruge atehere do ta kete veshtire qe ta siguroje kandidaturen per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Vendimi per marrjen e statusit te kandidatit per anetaresimin e Serbise ne Bashkimin Evropian pritet te merret me nente dhjetor ne nje takim te keshillit te ministrave te BE-se. Nje nga kushtet qe i jane vene Serbise eshte edhe permiresimi i marredhenieve me Kosoven ne kuader te dialogut teknik. Deri ne fund te ketij muaji pritet edhe nje raund i ri bisedimesh ndermjet Kosoves dhe Serbise. Ne takimin e fundit qe u mbajt ne Bruksel u arrit pajtimi per njohjen e ndersjelle te diplomave universitare dhe sic u tha eshte shenuar perparim ne debatet rreth pjesemarrjes se Kosoves ne forumet rajonale. Por nuk eshte shenuar ndonje perparim ne ceshtjen me te diskutueshme ate te vendkalimeve kufitare ndermjet Kosoves dhe Serbise. Pengese per kete eshte edhe kundershtimi i serbeve te Kosoves qe me muaj po mbajne te barrikaduara te gjitha rruget ne veri duke bllokuar qarkullimin e lire ne dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak. Analisti i Grupit Nderkombetar te Krizave ne Kosove Naim Rashiti thote se Beogradi do te vihet ne situate qe te beje thirrje per heqjen e tyre.

Serbia duhet tu beje thirrje serbeve qe te heqin barrikadat nga rruget

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Analisti i Grupit Nderkombetar te Krizave ne Kosove Naim Rashiti

Serbia do te detyrohet qe te beje thirrje publike dhe presion mbi strukturat e veta por edhe strukturat qe nuk i kontrollon ne veri qe barrikadat te hiqen. Nese nuk ndodh keshtu nese nuk ka nje angazhim te mjaftueshem dhe serioz qe mund te vleresohet nga disa shtete e ne vecanti Gjermania do te jete pengese serioze qe ta marre kandidaturen. Serbia akoma nuk e ka siguruar kandidaturen thote Naim Rashiti.

Raportuesja per Kosoven ne Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek gjate mbledhjes se Komisionit per Marredhenie me Jashte ne Parlamentin Evropian tha se Serbia mund te marre statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian vetem pasi te kete zbatuar marreveshjet e arritura me Kosoven ne dialogun Prishtine-Beograd.

Por a do te vazhdoje dialogu edhe me tej pas dates nente dhjetor. Analisti Naim Rashiti mendon se dialogu teknik Kosove-Serbi nuk do te vazhdoje shume gjate ndersa zbatimi i disa marreveshjeve qe jane arritur deri tash megjithate do ti mundesoje Serbise qe te ece perpara ne synimet e saj.

Dialogu teknik Kosove-Serbi nuk do te vazhdoje shume gjate

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci

Rundi i fundit i bisedave Kosove-Serbi eshte i imponuar nga data e nente dhjetorit kur keshilli i ministrave te BE-se do te takohet dhe Beogradi po e ploteson nje prej kerkesave thelbesore per tu kthyer ne tavolinen e bisedave dhe kjo do ta zgjase edhe nje rund apo dy runde apo me se shumti nje mandej besoj se dialogu do te mbetet i zbrazet per nje kohe te gjate thote Naim Rashiti.

Autoritetet ne Serbi e cilesuan rifillimin e bisedimeve si nje perparim qe do te krijoje mundesi per Serbine qe te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci thote nderkaq thote se bisedimet duhet te jene me thelbesore.

Dialogu me Serbine duhet te jete thelbesor e jo sa per sy e faqe

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Barrikada serbe ne Rudare

Pala serbe duhet te jete me konstruktive dhe vullnetin tone per dialog edhe BE-ja dhe SHBA-se duhet ta cmojne por duhet ta rrisin presionin mbi Serbine. Dialogu duhet te kete afat kohor por po ashtu duhet edhe te kete tema te zgjidhura dhe nuk duhet te jete sa per sy e faqe thote zevendeskryeministri Hajredin Kuci.

Sidoqofte rifillimi i bisedimeve Kosove-Serbi nuk ka ndikuar me asgje ne veriun e Kosoves ku rruget mbeten te bllokuara nga serbet lokale qe kundershtojne shtrirjen e autoritetit te Prishtines ne ate zone. Nese barrikadat mbeten edhe pas 9 dhjetorit sipas analisteve do te jete nje kokecarje e madhe per bashkesine nderkombetare Prishtinen e madje edhe per vete Serbine.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›