Egjipti zgjedh parlamentin e ri

Pa marre parasysh protestat masive ne vazhdim kunder pushtetmbajtesve ushtarake te henen 28.11.2011 ne Egjipt filluan zgjedhjet e para parlamentare qe prej rrezimit te presidentit Husni Mubarak ne muajin shkurt. Ne mengjes ne Kajro dhe qytete te tjera te vendit u hapen qendrat e votimit ku shume shpejt u formuan radhe votuesish.
Te gjithe duan te votojne sot shume kane ardhur qe ne oren shtate te mengjesit. Ne zgjedhjet e meparshme lejoheshin te votonin vetem ata qe kishin karta votimi dhe keta ishin thuajse te gjithe perkrahes te regjimit te vjeter - tregon nje burre.
Besoj se tani vota ime ka vertet vlere. Secili do te beje dicka per vendin. Ne kemi ndjenjen se po bejme hapa te vertete drejt demokracise thote nje tjeter votuese.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zgjedhesit duhet te zgjedhin mes shume kandidatesh dhe listash te partiveDisa etapa zgjedhjesh
Votimi do te zhvillohet ne disa etapa rezultati zyrtar pritet ne mes te muajit janar. Ne raundin e pare te zgjedhjeve do te votojne banoret e Kajros Aleksandrise dhe shtate provincave te tjera. Ne dhjetor dhe janar do te pasojne 18 provinca te tjera. Rreth 50 milione egjiptiane kane te drejten e votes. Ata duhet te vendosin mes 6000 kandidatesh dhe mbi 400 listash partish. Shume kandidate jane fare te panjohur. Kritiket druajne se per kete arsye do te triumfojne ne radhe te pare ata qe kane tashme nje profil politik para se gjithash vellezerit myslimane dhe perfaqesues nga rrethi i Mubarakut.
Por meqenese nuk ka sondazhe te besueshme parashikimet jane shume te veshtira. Dy te tretat e 498 vendeve ne parlament do te ndahen mes kandidateve te listave partiake. Mandatet e tjera jane rezervuar per kandidatet e drejtperdrejte. Per here te pare do te votojne edhe egjiptianet qe ndodhen jashte vendit.
Nje perfaqesues i Egjiptit te vjeter dhe kandidat per president Amr Moussa premton ndryshim te plote brenda muajve te ardhshemBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kandidati per president Amr Moussa ne takim me kryetarin e Keshillit ushtarak Hussein Tantawi.
Sot une jam thjesht i lumtur. Secili ketu do tju thote se eshte i lumtur. Me kete hap ne po veme ne jete objektivat e revolucionit.
Pergatitjet per zgjedhjet dhe fushata elektorale rane nen hijen e protestave kunder Keshillit Ushtarak dhe dhunes kunder demonstruesve. Kryesisht ne sheshin Tahrir ne Kajro javen e kaluar pati perleshje mes demonstruesve dhe forcave te sigurise.
Bildunterschrift Protestat ne sheshin Tahrir Te dielen mijera demonstrues u mblodhen serish ne Kajro per te protestuar kunder Keshillit Ushtarak. Legjitimiteti i revolucionit eshte motoja e tyre. Perfaqesues te 24 shoqatave rinore njoftuan se do te largohen nga sheshi Tahrir vetem pasi pushteti i gjeneraleve ti kaloje nje qeverie te sherimit kombetar nen drejtimin e mbajtesit te cmimit Nobel per paqe Mohammed El-Baradei.
Ne duam nje qeveri e cila te perfaqesoje revolucionin dhe kerkesat e tij. Tek Gansuri nuk kemi besim ... - thote nje nga protestueset ne sheshin Tahrir.
Tantawi paralajmeron ndaj trazirave
Megjithe protestat gjate te cilave humben jeten 40 vete Keshilli Ushtarak qe qeveris vendin refuzoi shtyrjen e zgjedhjeve. Kryetari i Keshillit marshalli Hussein Tantawi foli per pasoja serioze nese trazirat do te vazhdojne. Ne nuk do te lejojme qe nxitesit e trazirave te prishin zgjedhjet tha Tantawi ne prag te zgjedhjeve. Kryetari i Keshillit Ushtarak u beri thirrje egjiptianeve te votojne Egjipti ndodhet ne udhekryq - ose ecim perpara ekonomikisht politikisht dhe ne aspektin social ose pasojat do te jene shume serioze deklaroi Tantawi.
Grupimi politik me me influence ne Egjipt Vellazeria Myslimane nuk mori pjese ne protestat e fundit dhe i beri thirrje egjiptianeve te marrin pjese ne votime. Pritet qe partite islamike te marrin shumicen ne parlament. Detyra kryesore e parlamentit te ardhshem do te jete percaktimi i nje komisioni me 100 anetare i cili do te hartoje kushtetuten e re te Egjiptit. Qeveria nuk do te caktohet nga parlamenti por nga kryetari i shtetit funksionet e te cilit i kryen aktualisht Keshilli Ushtarak.
Autor Naima El Moussaoui / E. Xhani dpa dapd rtr
Redaktoi Aida Cama