Berlini kërkon zgjidhje në sallën e Kuvendit
18/06/2010 Ngërçi politik
Gjermania kërkon që konflikti politik në Shqipëri të zgjidhet përmes dialogut në sallën e Parlamentit. Zëvendëskancelari dhe ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Guido Westerwelle, ka deklaruar gjatë takimit me homologun e tij shqiptar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Ilir Meta, se është e rëndësishme që dialogu politik dhe kapërcimi i mosmarrëveshjeve midis palëve të bëhet brenda Parlamentit, “pasi mirëfunksionimi i tij është shumë i rëndësishëm për reformat që kërkon integrimi evropian i vendit”. Shefi i diplomacisë gjermane ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, duke evidentuar progresin e bërë nga Shqipëria sipas raportit të vlerësimit të Komisionit Evropian. Njëkohësisht, Westerwelle shprehu mbështetjen e vendit të tij për integrimin evropian të Shqipërisë. Nga ana e tij ministri Meta, duke iu referuar pretendimeve të opozitës për hetimin e zgjedhjeve, ka bërë me dije se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për hetim, në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.