Mal me mbeturina në mes të qytetit
18/06/2010 Ndërmarrja e Pastrimit refuzon të heqë mbetje inerte dhe orendi të hedhura
Banorët mbyllin dritaret: Rrezik epidemie, kemi paguar kamionë t’i largojnë
DURRES- Prej më se një muaji në disa pika të qytetit nuk janë hequr mbeturinat urbane duke krijuar shqetësim të madh për mjedisin dhe banorët e pallateve. Kamionët e Ndërmarrjes së Pastrimit kanë hequr dorë nga pastrimi i këtyre pikave për faktin se në tokë, fare pranë kontenierëve janë hedhur mbeturina inerte dhe sende të ndryshme nga disa banorë.
Mbeturinat
Për më shumë se një muaj mbeturinat nuk janë hequr tek një pikë grumbullimi mbetje urbane tek spitali, pranë stacionit të urbanit qendër-Porto Romano në vendin e quajtur “Siaku”, tek ish-komisariati i policisë pranë tregut dhe në disa pika. Banorët janë shprehur se Ndërmarrja e Pastrimit ka kundërshtuar të largojë mbeturinat inerte, dhera, copat e betonit, dyshekë e divanë të vjetër, hekura e tulla të hedhura pranë kazanëve. Kjo ndërmarrje dhe mjetet e saj në bazë të detyrimeve duhet të largojnë vetëm mbeturinat urbane, ndërsa gjithçka tjetër duhet të transportohet nga vetë qytetari që hedh mbeturinat. Por për një muaj e më shumë në këto pika asnjë qytetarë nuk ka marrë përsipër të heqë inertet që i ka hedhur tek mbetjet urbane dhe kjo ka shkaktuar më pas ndotjen e mjedisit. Banorë të kateve të para nuk mund të hapin dritaret për shkak të mizave dhe kundërmimit të erës së rëndë nga dekompozimi i mbeturinave në sipërfaqe dhe në mes të zonës së banuar. Nga ana tjetër familjarët nuk kanë lejuar fëmijët të dalin para pallateve për të lozur mes tyre. Banorët kanë thënë se i frikësohen përhapjes së epidemive ngase mbeturinat kanë nisur të kalben. Qytetarët më së shumti kanë drejtuar gishtin e fajësimit drejt Policisë Bashkiake, e cila është vënë në dijeni për situatën. Familjarët kanë thënë se kanë vënë në dijeni këtë strukturë të bashkisë, e cila ka rreth 50 për qind më shumë punonjës se një vit më parë. Por Policia Bashkiake nuk ka reaguar fare duke e lënë këtë situatë në dorë të vetë banorëve. Në disa nga pikat e ndotura që kanë zënë edhe trotuaret e segmentet rrugore brenda në qytet kanë ndërhyrë vetë familjarët e kateve të para, pasi gjendja është bërë e paduruar. Ata kanë paguar kamionë dhe njerëz për të hequr këto mbeturina, ndërsa raste të tilla ndeshen e përsëriten gjithandej në qytet.