Studentët mbushin çantën sportive me qese droge
18/06/2010 DURRES- Dy studentë dhe një mesoburrë janë arrestuar në kushtet e flagrancës pasi në çantat e shpinës së dy të rinjve janë gjetur qese me drogë. Emiliano S. 25 vjeç nga Fieri me banim në lagjen numër 8 në Tiranë, Romeo N. 20 vjeç nga Gosivisht i Përmetit dhe Luan H. 50 vjeç nga Gosivishti i Përmetit me banim në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë kanë qenë nën vëzhgim të agjentëve të sektorit kundër drogës.
Arrestimi
Burime policore thonë se ata janë arrestuar teksa po prisnin një mjet transporti në vendin e qujatur Plepa në lagjen e Plazhit të Durrësit. Studentët e Tiranës të vënë në pranga ishin të dyshuar për aktivitetin e paligjshëm, ndërsa atqa janë bërë objekt kontrolli në orët e mëngjesit në prani edhe të kalimtarëve të rastit. Dy mjete të policisë së Durrësit janë afruar njëri pas tjetrit tek Plepat dhe pasi kanë komunikuar me agjentet e policisë janë afruar tek dy studentët Stefanidhi e Nikolla. Studentët së bashku me shtetasin Luan Halili kanë udhëtuar nga Fieri drejt Durrësit dhe tek Plepat kanë zbritur nga autobusi për të marrë përsërri rrugën me linjën e Tiranës. Sipas policisë ndalimi tek Plepat është bërë qëllimisht nga personat e arrestuar pasi ata kanë zbritur nga autobusi për të marrë rrugën e ndroqit për në Tiranë me mjet të vogël. Por studentët kanë qenë nën survejim që në nisje pasi policia kishte të dhëna lidhur me ngarkesën në çantat e shpinës të të dy studentëve. Çantat sportive janë bllokuar menjëherë nga policia e cila ka deklaruar se brenda tyre ka gjetur 10 qese me lëndë narkotike. Sipas burimve në rrugë operative policia ka dyshime se qeset janë të mbushura me drogë të llojit canabis sativa. Policia ka sekuestruar mallin e ndaluar në peshën 6.4 kg dhe ka dërguar në laboratorin e Drejtorisë së Përgjitshhme të Policisë kampion për analizë. Në të dhjetë qeset ishte future 6445 gram drogë ndërkohë që policia e Durrësit ka lënë të kuptohet se për drogën e sekuestruar do të ketë edhe të tjerë të hetuar së bashku me dy studentët dhe 50-vjeçarin. Gjatë këtij viti policia e Durrësit ka bllokuar disa ngarkesa droge të cilat kishin destinacion tregun vendës dhe atë të huaj. Sasia më e madhe e drogës është kapur me datë 1 maj në mjetin tip Mercedez Benz me targa PR 0888 B pronë e shtetasit Arjan Peçik i cili është bllokuar tek “Rrota e Kuqe në Plazh. Një tjetër operacion është organizuar me datë 23 janar teksa në pikën e kontrollit antidrogë në portin e Durrësit është zbuluar në autoveturën tip Fiat Punto me targa BG820XV 14 kilogram Cannabis Sativa dhe në banesat e të arrestuarve u gjet edhe 19 kg drogë tjetër. Kështu në pranga përfunduan Flamur Xeka, Shkelqim Xaka dhe Ernest Alia. Me datë 21 janar në rrugën Golem-Durrës janë arrestuar Biano Dosku, Maiglen Basha dhe Rinor Hajdari pasi policia u sekuestroi 21 kg lëndë e dyshuar si drogë e llojit cannabis sativa. Veç këtyre rasteve me saninë më të madhe të kapur që nga janari i këtij viti policia ka mundur të bllokojë edhe sasi të tjera drogë kryesisht cannabis. Policia ka shpallur si ndër prioritet e saj luftën kundër kultuivimit dhe trafikut të drogës. Shumë aksione janë zhvilluar në zonat kodrinore të Durësit dhe ato malore të Krujës për të shkatërruar parcela të mbjella me cannabis në parcela të fshehta.