Scolari: Nuk do të ketë blerje në janar
Menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka thënë se klubi nuk do të harxhojë para për të sjellë lojtarë të ri në afatin kalimtar të janarit, por as edhe nuk do të shesë ndonjë prej lojtarëve. "Nuk mendoj se klubi do të blejë, nuk mendoj as se klubi do të shesë. Kjo është skuadra ime dhe këta janë lojtarët e mi", ka thënë Scolari. "Duhet të punoj më me ngulm dhe duhet të gjej zgjidhjen për këtë situatë. Duhet të shoh vendosjen e një lojtari në pozita të ndryshme ose të krijoj pozita më të veçanta për një lojtar në disa ndeshje. Por e di se kam nevojë të mendoj vetëm për ekipi tim, jo për lojtarë të ri", ka shtuar braziliani.