E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia, premio speciale kundër Teutës

Superpremio për kualifikim në Kupën e Shqipërisë. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, kërkon me cdo cmim eliminimin e Teutës, parë edhe faktin se ndeshjen e parë në “Niko Dovana” shkodranët e humbën 1-0. Sinani do të mungojë në ndeshjen kundër Teutës, dhe në pikëpyetje është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elvin Beqiri. Trajneri Canaj e ka quajtur të vështirë takimin me Teutën, por beson te atmosfera në “Loro Borici” dhe te performanca e lojtarëve të tij. Lajmi i fundit nga kampi shkodran, ka të bëjë me ish-trajnerin gjerman të Vllaznisë, Ulrih Shulse, i cili ka arritur të fitojë gjyqin në FIFA e të detyrojë Vllazninë t’i paguajë jo pak, por 13.500 euro.

E Marte, 16 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›