E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi: Nuk do ta shes Milanin

Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, edhe një herë ka mohuar në mënyrë kategorike se synon të shesë klubin italian.
Kryeministri italian thotë se ai është i lodhur duke lexuar shkrime nëpër gazeta për shitjen e Milanit.
"Nëse do ta shes Milanin? Nuk e kuptoj këtë pyetje, unë e kam shkruar historinë e këtij klubi. Unë e kam udhëhequr Milanin deri te fitimi i më shumë trofeve se Real Madridi. Milani është një ekip i cili ka fituar më së shumti trofe në historinë e futbollit dhe unë jam presidenti më i suksesshëm", ka thënë Berlusconi për shoun 'Mattino Cinque' në Canale 5. "Santiago Bernabeu është në vendin e dytë për mua dhe në nder të tij ia kanë dhënë emrin stadiumit. Ai ka fituar dyfish më pak trofe se unë", ka shtuar kryeministri italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›