Klinton: Marrëveshja e Turqi-Brazil-Iran, e rrezikshme
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka dënuar hapat e marra nga Brazili dhe Turqia për të arritur një marrëveshje me Iranin për shkëmbimin e uraniumit me karburant bërthamor.
Klinton e ka cilësur paktin si "të rrezikshëm" për sigurinë globale. Shefja e diplomacisë amerikane gjatë një fjalimi në Uashington tha se administrata Obama e sheh marrëveshjen e arritur me këtyre tre vendeve si ndihmë për Iranin që të shmangë qëndrimin unik të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor të Teheranit.
"Padiskutim kemi mosmarrëveshje serioze me diplomacinë e Brazilit lidhur me Iranin. Siç i kemi thënë presidentit Lula, mendojmë se blerja e kohës për Iranin, fakti që t'i mundësohet Iranit të mënjanojnë unitetin e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me programet bërthamore, e bën botën një vend më të rrezikshëm", tha Klinton.
Sipas marrëveshjes të arritur mes Iranit dhe Turqisë e Brazilit, Teherani do të dërgojë një pjesë të uraniumit të në Turqi në shkëmbim të karburantit bërthamor për reaktorin në Teheran. Sipas kësaj marrëveshjeje Irani nuk ka pranuar të ndalë pasurimin e uraniumit Vendet perëndimore po shohin mundësinë e një rrethi të ri sanksionesh ndaj Iranit.