E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi: Nuk dua t'ia shes Milanin askujt

Silvio Berlusconi ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ai nuk ka ndërmend t'ia shesë Milanin ndonjë miliarderi arab.

"Tifozëve të cilët më thonë ta shes klubin, u them se unë e dua Milanin dhe nuk do t'ia shesë kurrë klubin dikujt që nuk ia vlen ose nuk mund ta bëjë klubin më të madh se ç'është".

"Një i pasur nga Emiratet nuk do të mund ta bënte Milanin më të mirë se ç'është, sepse një i tillë nuk ekziston. Në kohën e krizës ekonomike, nuk është lehtë të mendoj për një blerës dhe kurrë nuk do t'ia shes klubin personit të parë që më sillet vërdallë", deklaroi Berlusconi për Milan Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›