Bogdanoviç, kritika për dhunën ndaj serbëve
Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se sulmet e kryera së fundmi ndaj serbëve të kthyer në fshatin Zallc janë pjesë e një strategjie të dhunshme për t'i larguar sërish ata.
Bogdanoviç u ka tërhequr vëmendjen misioneve EULEX dhe KFOR, të cilët sipas tij nuk po bëjnë asgjë për të zbardhur dhe për të shmangur të tilla sulme.
"EULEX nuk mund dhe nuk duhet të rrijë duke vëzhguar dhunën dhe duke e dënuar atë vetëm me deklarata. Si është e mundur që incidentet në këtë fshat përsëriten gjithmonë?", ka deklaruar Bogdanoviç.
Ai ka shtuar se EULEX dhe KFOR duhet të japin llogari përse Policia e Kosovës nuk ka identifikuar asnjë autor të sulmeve ndaj popullsisë serbe.