E Shtunë, 31 Tetor 2026

Julio Cesar: Mourinjo ka një plan sekret për të mposhtur Bayernin

Portieri i Interit, Julio Cesar, është i bindur se trajneri Hose Mourinjo ka plan sekret për të mposhtur Bayern Munichun në ndeshjen e nesërme finale të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Mourinjos do të jetë favorit për finalen e nesërme, edhe pse Bayerni arrin në finale pasi shkëlqeu në dy raundet e fundit të garës evropiane. Megjithatë Cesar ka besim në trajnerin e tij.
"Mourinjo është një tip sistematik. Ai është preçiz, ai e merr atë me shumë seriozitet. Ai i vetëm i frikëson kundërshtarët. Sa i takon teknikës për të mposhtur Bayernin, për tani kjo është sekrete. Njerëzit duhet ta shohim ndeshjen e të shtunës", ka thënë Cesar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›