E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, nis ndërtimi i një xhamie në Marsejë

Nisi ndërtimi i një xhamie me një kapacitet prej 7 mijë personash në Marsejë.
Në qytetin francez jetojnë rreth 250 mijë myslymanë, ku shumë prej tyre luten në shtëpi në mënyrë të improvizuar.
Pas aprovimit zyrtar të ligjit nga qeveria franceze për ndalimin e mbajtjes së perçes në publik, shumë shpresojnë se ndërtimi i xhamisë do të inkurajojë myslymanët në Marsejë që të integrohen në shoqërinë franceze.
"Mendoj se ndërtimi i xhamisë së re në Marsejë do të mbajë të qëndrueshme të gjitha vlerat e Islamit në Francë, pasi ky besim po e integron veten në mënyrë progresive në sistemin e vlerave franceze", tha Dr Dalil Boubakeur, Rektor i Institutit myslyman në xhaminë e Parisit. "Toleranca, vëllazëria, moderimi, të gjitha këto vlera humaniste shpresoj se do ti bëjnë myslymanët e Marsejës të kuptojnë përgjegjësitë e secilit individ", përfundoi Boubakeur. Në vend të thirrjes tradicionale të namazit, në xhami do të shfaqet një dritë që do të ndriçojë gjatë kohës për namaz.
Disa gazeta kanë sugjeruar se shuma e kostos së ndërtimit të xhamisë vlerësohet në 22 milionë euro, e cila është mbuluar nga donacionet e mëdha të Malajzisë, Arabisë Saudite dhe vendet e Afrikës Veriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›