E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laporta: Ibra nuk është në shitje

Pas lajmeve se klubet angleze janë vënë pas sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç, presidenti i kampionit të Spanjës, Joan Laporta, hedh poshtë të gjitha spekulimet duke thënë se suedezi nuk është në shitje.

"Ibra nuk është në shitje. Ai është një lojtar shumë i vlefshëm dhe e di se trajnerët po mendojnë për ta marrë atë. Transferimi i Villas nuk ndikon në të ardhmen e Ibras", theksoi Laporta.

Më herët është spekuluar se kalimi i David Villas te Barcelona, mund të ndikojë në të ardhme e suedezit me prejardhje boshnjake.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›