Berlusconi akuza shtypit: Flasin vetëm broçkulla
Kryeministri italian Silvio Berluskoni i cili ndodhet për një vizitë në Brazil, ka akuzuar shtypin italian duke deklaruar se keqinformon publikun. Gjatë fjalës së tij mbajtur në një takim me biznesmenët italo-brazilianë, Berluskoni u shpreh se ai ishte viktimë e shtypit dhe se pikërisht kjo ishte plaga më e madhe e shoqërisë italiane.
"Flasin vetëm broçkulla dhe japin versione të realitetit me kokë poshtë. Keqinformimi në shoqërinë tonë është plaga më e madhe. Jam viktimë e shtypit sepse më faturojnë fjalë dhe fjali që nuk kanë dalë kurrë nga goja ime", deklaroi kryeministri italian nga San Paolo.