Tirana, qyteti më pak i shtrenjtë në Evropë e Botë
LONDER-Sipas një anketetë Mercer të titulluar “Kostoja e jetesës në Botë”, Tirana renditet një ndër kryeqytetet me të lira në Evropë. Anketa përfshin 214 kryeqytete në pesë kontinente ku, Tirana e Shqipërisë përvecse renditet si një ndër qytetet me koston më pak të shtrenjtë në Europë, ndodhet dhe në vendin e 200 në shkallë botërore, sipas kësaj ankete ku më I shtrenjti rezultoi një kryeqytet afrikan.
Qytetet e tjera më të shtrenjtë në Evropë, ishin Oslo ( në vend të 11), Milan (15), Londër dhe Paris (të dy 17).
Por, kryeqyteti më i shtrenjtë në Botë doli Luanda, kryeqteti i Angolas në Afrikë, me Tokion në vendin e dytë dhe më Ndjamena të Chadit në vend të tretë. Kurse Karaçi në Pakistan ishte vendi më pak i kushtueshëm sidomos për riatdhesuarit.
Për herë të parë bie në sy se qytetet me të shtrenja në Botë janë ato afrikane, si Luanda, Ndjamena dhe Libreville në Gabo, që hynin tek dhjetëshja më e shtrenjtë.
Më të shtrenjtat në Azi ishin, Tokio, Osaka dhe Hong Kong, kurse në Evropë Moska, Gjeneva, Zyrih dhe Kopenhagen.
"Këto qytete janë të zgjedhur në bazë të kërkesave nga klientët tanë që janë të nacionaliteteve të ndryshme," tha Nathalie Konstantin, ekspert i Mercer, në një deklaratë lidhur me sondazhin.
"Ne kemi parë rritjen e kërkesës për të dhëna mbi qytetet afrikane nga i gjithë spektri biznesit, sidomos ai minierave, shërbimeve financiare, linjat ajrore, prodhuesit, ndërmarrjet dhe kompanitë e energjisë”, shton Konstantin.
Ndërkohë Tel Aviv (në vendin e 19) është qyteti më i shtrenjtë në Lindjen e Mesme, i ndjekur nga Abu Dabi ( ne vendin e 50) dhe Dubai (55). Tripoli (186), në Libi ishte vendi më pak i shtrenjtë në Lindjen e Mesme.
"Shpenzimet për akomodim në Abu Dhabi dhe Dubai, vazhdojnë të jenë në ulje, duke ulur kështu dhen shpenzimet për vizitorët”, shton Konstantin
Ndërkohë San Paolo i Brazilit ishte kryeqyteti më i shtrenjtë në Amerikën Jugore dhe kjo sipas ekspertëve ka ardhur si rezultat i forcimit të monedhës reale kundrejt dollarit.
Në Shtetet e Bashkuara, Nju Jork (27) është qyteti më i shtrenjtë, i ndjekur nga Los Angeles (ne vendin e 55). ëashington, DC, renditet e 111 dhe më pak të shtrenjtë qyteti amerikan ishte ëinston Salem ( ne vendin e 197).
(d.b/Reuters/BalkanWeb)