E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, 16 të vdekur dhe 9 të zhdukur nga përmbytjet

"Në total, që prej fillimit të përmbytjeve, bilanci i viktimave ka arritur në 16 të vdekur dhe nëntë të tjerë të zhdukur", deklaroi zëdhënësi i ekipit të kontrollit për situata emergjente, Alin Maghiar.

Vetëm gjatë natës së djeshme dhe orëve të para të ditës së sotme, gjashtë persona kanë humbur jetën në departamentin Botosani, njoftuan autoritetet e këtij departamenti.

Ndërkohë, më tepër se 1 500 shtëpi dhe më tepër se 9 500 hektarë kullota, pyje dhe toka bujqësore mbeten të prekura nga përmbytjet në 73 lokalitete në të gjithë vendin, bëjnë të ditur autoritetet rumune, të cilat shtojnë se rreth 30 ura janë dëmtuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›