Berlusconi lë selinë e Kryeministrisë

Ndërsa Mario Monti, kryeministri i ri italian, po punon ethshëm për të hapur një fazë të re rimëkëmbjeje të vendit, në selinë e kryeministrisë, në Pallatin Chigi, kamionët ngarkuan orenditë dhe gjërat personale të Silvio Berlusconit.
Përpara se të largohej, ish-kryeministri beri disa biseda telefonike me disa lider të botës, si me Barack Obaman, Angela Merkelin, Vladimir Putinin e Dimitri Medvedevin.
Silvio Berlusconi natyrisht qe tani do të jetë më pak i angazhuar, me gjithë se në video-porosinë e dhëne ditën e fundit si kryeministër ai garantoi se do te punoje dyfish për vendin.