Dialogu vazhdon më 21 nëntor?

Ai ka theksuar se në bisedimet e sotme me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) në dialog, Robert Cooper nuk është arritur përafrimi i qëndrimeve sa i përket vendkalimeve kufitare 1 dhe 31.
Pala serbe kërkon që lidhur me këto dy pika kufitare të bisedohet në Bruksel, por Prishtina zyrtare ka hedhur poshtë kategorikisht një gjë të tillë.
Stefanoviq ka paralajmëruar se nesër serish përmes video-linkut do të bisedojë me Cooper për pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje, dhe për pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare në takimet rajonale dhe njohjen e diplomave të fakulteteve.
Shefi i ekipit negociator serb ka thënë se Beogradi vazhdon të insistojë që në dy pikat kufitare 1 dhe 31 të shikohen si linja administrative.
“Kërkojmë qarkullim të lirë për të gjithë qytetarët”, ka theksuar Stefanoviq dhe ka shtuar se çdo zgjidhje duhet të jetë në pajtim me Rezolutën 1244 dhe gjashtë pikat e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
Ndryshe, dialogun Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së, i nisur në mars, është ndërprerë në muajin shtator me fajin e palës serbe, e cila po insiston që çështja e pikave kufitare 1 dhe 31 të diskutohet në Bruksel.
Serbët e rebeluar në veri, pas vendosjes së doganierëve dhe policëve të Kosovës në këto dy pika, kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt këtyre Bërnjakut dhe Jarinjes, në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së rendit dhe ligjit edhe në këtë pjesë të vendit.
Pikat kufitare 1 dhe 31 për një kohë të gjatë kanë qenë jashtë kontrollit të Prishtinës zyrtare, dhe në këto dy pika është zhvilluar krimi organizuar dhe kontrabanda.