E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi pranon të japë dorëheqje

Rezultati ishte, prej 316 deputetesh, Silvio Berlusconi fitoi aprovimin e vetëm 308 prej tyre. Në sallë qenë të pranishëm por nuk votuan 321 deputetë, shumica opozitare dhe 11 të shumicës së djathte, ata që iu kundërvunë kryeministrit dhe që në një farë mënyre shkaktuan krizën e tij.

Zërat për dorëheqjen e tij qarkulluan që ditën e djeshme,por kryeministri vendosi të paraqitet në Dhomën e Deputetëve për aprovimin e buxhetit me qëllim që siç tha ai “dua të shohë tradhtarët”

Pas votimit, me verifikimin e listës së votuesve ai pranoi se shumica e kryesuar prej tij gjendet brenda shumë problemeve të mëdha. Ndërkohë që dhe vetë aleatët, i patën kërkuar dorëheqjen kohët e fundit, por kjo nuk ndodhi sepse Berlusconi kishte një besim të madh tek vetja.

Nuk i dihet se cilat do të jetë dhe mënyra e qëndrimit të tij këto ditë, por pritet që ditën e mërkurë në Romë mbërrijnë inspektorët e Bashkimit Evropian dhe specialistët e Bankës Qendrore Europiane dhe do të verifikojnë reformat e bëra. /L.F/Start/

                                                                                             2011-11-09 08:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›