E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet një 27 vjeçar për tentativë vrasjeje

 Burime zyrtare thanë se u arrestua mbrëmjen e shkuar shtetasi Alfons Dedë Majnishta, 27-vjeç, banues në lagjen”Skënderbeg”, të qytetit Shkodër, i dënuar dhe më parë për vjedhje.

Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim për arsye se më datë 05.11.2011, rreth orës 17.00, në lagjen “Skënderbeg”, pikërisht në vendin e quajtur, pranë Spitalit Rajonal, ka tentuar të vrasë më armë zjarri, për motive të dobëta, shetasin A. B., 32-vjeç.

'Shënjestra' e 27-vjeçarit, ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip fuoristardë me targa të huaja dhe për pasojë është dëmtuar vetëm mjeti në fjalë, ndërsa 32 vjeçari nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Alfons Majnishta, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasje të mbetur në tentativë”, “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Start/

                                                                                             2011-11-09 09:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›