Berlusconi, shumë shpejt president i Milanit

75 vjeçari dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të Italisë, ndërsa tash planifikon të kthehet në krye të Rossonerëve, pasi ishte larguar në vitin 2008 për shkak të konfliktit të interesit, kur e mori postin e kryeministrit në mandatin e tretë.
“Natyrisht, do ta rimarr pozitën e presidentit sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë jam presidenti që ka fituar më së shumti trofe në histori të futbollit. Ish presidenti i Real Madridit, Santiago Bernabeu, që është i dyti në listë, nuk e ka fituar as gjysmën e titujve të mi”, deklaroi Berlusconi për të përditshmen italiane ‘Gazzetta dello Sport’.
Berlusconi e kishte blerë Milanin në vitin 1986 dhe gjatë periudhës së tij klubi i fitoi 28 trofe, duke përfshirë 8 tituj në Serie A dhe 5 kupa evropiane.