Reina: Dhjetori vendimtar për Liverpoolin

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, mendon se ata mund të kthehen në garën për titull gjatë muajit të ardhshëm.
“Ne e dimë nga përvoja se sa i rëndësishëm është dhjetori dhe janari në garën për titull dhe për pozitën tonë në ligë. Ne duhet t`i japim zor tani më shumë se kurrë”.
“Pa shfaqur mosrespekt për ekipet ndaj të cilave luajmë në këtë periudhë, kur shikoni te renditja e ndeshjeve mendoj se të gjitha ndeshjet janë të fitueshme. Dukshëm çdo ekip është i vështirë për t`u mposhtur në këtë ligë, por tani ne duhet të sigurohemi që të mos bëjmë më shumë gabime në shtëpi dhe të nxjerrim maksimumin e pikëve sa më shpesh që mundemi”, ka deklaruar spanjolli.