Spanjë debaton për eshtrat e Francos

Varri i tij është shndërruar që prej vdekjes në vitin 1975 në një pikë pelegrinazhi për ekstremistët e djathtë. Komisioni sugjeroi që mbetjet e njeriu që udhëhoqi Spanjën nga viti 1939 deri në vitin 1975, të hiqen nga katedralja në hyrje të varrezës dhe t’i dorëzohen familjes së tij për rivarrim në një varrezë të zakonshme.
Në oborrin pas katedrales janë varrosur 34 mijë spanjollë të vrarë gjatë luftës civile të viteve 1936-39 dhe në një kodër pranë saj, është një kryq 150 metra i gjatë, i cili mund të shihet nga një distancë prej disa kilometrash.
Sipas komisionit, varri i Francos duhet të zhvendoset pasi ai nuk vdiq në luftën civile dhe varrosja e tij në atë vend përbën një ofendim për viktimat, shumë prej të cilave ai vetë i provokoi, me luftën që hapi ndaj monarkisë.
Megjithatë, vendimi që përmban edhe një sfond politik pas tij, është kundërshtuar ashpër nga tri komisione të ndryshme, me argumentin se do të rihapë tendosjet krahinore, ndaj të cilave Spanja është veçanërisht e ndjeshme.