E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani i rikthehet fushës

Samir Ujkani është kthyer në fushën e blertë, pas një muaj e gjysmë pauze. Portieri kosovar ka mbrojtur me sukses të martën mbrëma në fitoren e Novarës ndaj Catanias me rezultat 3:2, në Kupën e Italisë.

Përfaqësuesi shqiptar ishte lënduar rëndë më 16 tetor, kur ishte përplasur me bashkëlojtarin Morganella, me ç’rast e kishte thyer hundën, nofullën dhe disa dhëmbë. Ai ishte operuar menjëherë dhe më pas e kishte nisur fazën rehabilituese, para se të rikthehej përfundimisht ndaj Catanias.

Në xhiron e ardhshme të Kupës së Italisë, Novara do të luajë me Milanin. Pa dyshim rikthimi i ish portierit të Anderlechtit dhe Palermos do të jetë i mirëseardhur për ekipin e trajnerit Attilio Tesser.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›