E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi sot votebesimi ne senat. Do te vazhdojme te qeverisim

Kryeministri italian Silvio Berlusconi eshte shprehur se qeveria e tij do te perfundoje mandatin e dhene nga populli ne tre vite qe i cilesoi si vitet e reformave. Keto komente kreu i Qeverise italiane i ka bere pasi kaloi votebesimin ne dhomen e ulet te Parlamentit me 342 vota. Ndersa ka folur ne Senat ku ka kerkuar gjithashtu votbesimin e deputeteve Berluskoni ka nenvizuar se besonte se qeveria duhej te vazhdonte punen edhe pse kjo nuk eshte e lehte.

Une besoj se ne duhet te vazhdojme te qeverisim edhe pse nuk eshte e lehte. Me te vertete nuk eshte e lehte dhe ndonjehere njeriu ka ndjesine tua lere te tjereve kete lloj sakrifice. Por ne do te vazhdojme te ushtrojme pushtetin dhe te qeverisim per interesat e ketij vendi ne menyren me te mire te mundshme ashtu si pritet te bejme nga mandati qe na eshte dhene dy vjet me pare tha Berluskoni.

Kryeministri italian ka permbledhur per anetaret e senatit pese pikat e programit te tij qeverises deri ne vitin 2013 ndersa pritet votimi pas atij te dites se djeshme ku qeveria Berluskoni mori mbeshtetjen edhe nga 40 deputetet e dhomes se ulet te parlamentit italian te udhehequr nga Xhanfranco Fini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›