E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon fonde për viktimat e Sandyt

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka kërkuar Kongresit që ta miratojë një pako prej 60.4 miliardë dollarë për të ndihmuar shtetet e Bregut Lindor, të cilat u goditën nga super-stuhia Sandy.

Zyrtarët nga shtetet e goditura si New York, New Jersey dhe Connecticut kanë thënë

se kanë nevojë për të paktën 82 miliardë dollarë për të kryer riparime emergjente dhe për ta përmirësuar infrastrukturën.

Ligjvënësit e New Yorkut dhe New Jerseyt thanë se presin që Obama të kërkojë ndihmë më të madhe, pasi që të qartësohet shkalla e dëmeve nga Sandy.

Të dy shtetet u goditën më së rëndi nga stuhia, e cila goditi New Jerseyn më 29 tetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›