E Shtunë, 31 Tetor 2026

Replika në distancë mes Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Socialiste

bashkia-e-Tiranes-pas-Kolegjit-3Partia Socialiste dhe Bashkia e Tiranës kanë replikuar në distancë mes tyre për sa i përket hapësirave të gjelbërata në kryeqytet. Fillimisht ishte deputeti socialist, Artan Lame i cili në një dalje publike akuzoi Bashkinë e Tiranës për shkatërrimin e disa zonave në kryeqytet.

Lame

Artan Lame akuzoi Bashkinë se në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve, po shkatërrojnë Parkun e Lodrave tek 7 Xhuxhat. Për sa i përket situatës së hapësirave të gjelbra të Tiranës, me trishtim shohim se të gjitha parashikimet dhe denoncimet e bëra prej nesh dhe shoqërisë civile, po vërtetohen njëri pas tjetrit. Denoncuam shkatërrimin e Parkut të Kopshtit Botanik dhe shkatërrimi ndodhi. Denoncuam shkatërrimin e Parkut të Liqenit dhe shkatërrimi ndodhi, edhe përgjatë rrugës së Elbasanit edhe prapa godinës së Universitetit (deri tani). Denoncuam shkatërrimin e Parkut Historik të Namasgjasë dhe shkatërrimi ndodhi. Denoncuam shkatërrimin e Lulishtes tek Shtëpia e Oficerëve dhe shkatërrimi ndodhi. Sot(dje) po denoncojmë shkatërrimin e radhës që po përgatit Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve, shkatërrimin e Parkut të Lodrave 7 Xhuxhat. Për asnjë prej denoncimeve të mësipërme, Bashkia e Tiranës nuk pati kurajën të zbatonte detyrimin ligjor për të informuar qytetarët dhe të përballej me reagimin normal të tyre ndaj këtij shkatërrimi, tha Lame.

Reagimi

I menjëhershëm ishte reagimi i Bashkisë së Tiranës, pas këtyre akuzave të Lames. Zëdhënësja e Bashkisë, Anila Bisha akuzoi deputetin socialist si bashkëprojektues të betonizimit dhe shkatërrimit të Tiranës. Bashkëprojektuesi i betonizimit dhe i shkatërrimit të mijëra metrave katrorë hapësira të gjelbra të zhdukura për 11 vite nëpërmjet aferave korruptive akuzoi sot(dje) Bashkinë e Tiranës. Siç i hëngrën këto mijëra metra katrorë hapësira të gjelbra dhe i kthyen në përfitime të majme sot po hanë turpin me bukë duke hedhur akuza të pabaza ndaj Bashkisë. Ata që për 11 vjet për interesa personale lanë Tiranën pa një plan urbanistik duke lejuar zhvillim klientelist kanë kurajon të flasin dhe akuzojnë sot Bashkinë e Tiranës. Tirana ka sot planin e saj urbanistik mbi të cilin do të zhvillohet qyteti, të hartuar me ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj dhe miratuar me konsensusin më të gjerë të mundshëm. Sepse sot Tirana nuk udhëhiqet nga interesat e Ramës por nga interesi i qytetarëve të saj, u shpreh Bisha.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›