E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Besim deri në fund te titulli

ROME- Nga zhgënjimi te shpresa. Ka mjaftuar humbja e Interit në Katania dhe fitorja e Milanit ndaj Kievos, por edhe kualifikimi i zikaltërve në Champions, për të ringjallur shpresat e Berluskonit për fitimin e titullit kampion. “Unë qaj si të gjithë tifozët e tjerë”, deklaroi padroni i Milanit pas humbjes 4-0 ndaj Mançester Junajtid. Një javë më pas, fjalët e tij janë komplet ndryshe. “Titulli? Unë besoj, besojmë të gjithë deri në fund”, tha Berluskoni sot. Në fakt, humori i presidentit të Milanit ka ndryshuar shumë pas asaj disfate që skuadra e Murinjos pësoi të premten në Katania. Vetëm një javë më parë ai fiku edhe televizionin, kur kuqezinjtë pësuan golin e dytë në Mançester. “Do të ishte një mëkat i vërtetë nëse nuk do të besonim deri në fund”, ka thënë Berluskoni. Milani është vetëm 1 pikë larg Interit dhe kur duhen 10 javë deri në fund, çdo gjë duket e hapur. Ndërkohë, i pyetur nga një tifoze nëse do të blinte një mbrojtës, Berluskoni u përgjigj: “Rrini të qetë, Nesta është mirë dhe do ta shihni që do rikthehet para parashikimit”.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›