Mediat në Spanjë: Perez, merr Murinjon trajner!
SPANJE- Eliminimi nga Champions League duhet ta bindë Florentino Perezin të mendojë për një tjetër trajner në pankinë. Në fakt, janë 4 emrat që sipas gazetës “Marca” po studion presidenti i Realit: Zhoze Murinjo, Rafa Benitez, Karlo Ançeloti dhe Fabio Kapelo. Sipas kësaj gazete, eliminimi nga Lioni ka bërë që madrilenët të mendojnë për ndryshime, megjithëse kontrata e Pelegrinit skadon në vitin 2011.
“Marca” flet për kontakte mes përfaqësuesve të Realit dhe Murinjos, ndërsa pohon se edhe vetë portugezi “do të vriste për t’u ulur në stolin e skuadrës merenges”. Drejtori i gazetës Eduardo Inda është pozicionuar qartazi, duke këshilluar Realin në editorialin e tij që të marrë pikërisht trajnerin e Interit, që eliminoi çelsin të martën.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)