Sahati i Tiranës, nga sot do tregojë orën e saktë
TIRANE- Pas shumë vitesh Sahati i Tiranës do të tregojë orën e saktë. Një fond i vecantë i inicuar nga Fondi Kombëtar për Monumentet, Bashkisë së Tiranës dhe me mbështetjen financiare prej 30 mijë dollarësh të Ambasadës Amerikane është bërë i mundur restaurimi i Kullës së Sahatit në kryeqytet.
Në ceremoninë e përurimit të veprës ka qenë kreu i bashkisë Edi Rama, ambasadori Withers dhe Zv.ministrja e Kulturës Suzana Turku.
Ambasadori i SHBA-ve, John Withers, tha: "Ne jemi krenarë që sponsorizuam 30 mijë dollarë për restaurimin e Kullës së Sahatit. Më kanë thënë se një orë sjell fat kur dhurohet për lindjen e një fëmije, qoftë kjo orë një ogur i mirë që të sjellë fat për të gjithë shqiptarët".
Ambasadori Withers vlerësoi gjithashtu edhe bashkëpunimim me Bashkinë e Tiranës si dhe ministrinë e Kulturës dhe të gjithë specialistët që asistuan në hartimin e projektit dhe e bashkëfinancuan atë.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, tha se Kulla e Tiranës është e vetmja që është ndërtuar nga kontributi i përbashkët i një numri qytetarësh, tregtarësh dhe dashamirësish të qytetit të tyre.
"Ky restaurim që i kthen Kullës së Sahatit shkëlqimin e vet, përmes kontributit të një sërë institucionesh, është moment simbolik", deklaroi Rama.
(e.n/BalkanWeb)