Vlorë, arrestohen 3 inspektorë policie
VLORë- Vjedhja e pjesëve të këmbimit ka cuar në pranga tre inspektorë të shërbimit në pikën e bllokimit të automjeteve në qytetin e Vlorës. Musa Nushi, çobo Sakaj dhe Muhamet Sulejmani janë arrestuar sot nga shërbimi i kontrollit të brendshmë të ministrisë së brendshme, ndërsa gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Sipas policisë tre punonjësit duke qënë me shërbim në kohë të ndryshme dhe më shumë se njëherë kanë vjedhur pjesë këmbimi të automjeteve të bllokuara nga policia dhe ua shisnin më pas personave të tjerë. Mësohet se hetimet për ta kishin nisur kohë më parë dhe vazhdojnë për sqarimin e plotë, ndërsa tre inspektorët e policisë tashmë do të përballen me kuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
(m.a/News24/BalkanWeb)