Rritja e cmimit të energjisë, Ksera: Mbrojtje shtresave në nevojë
TIRANË- Duke filluar nga 1 janari i këtij viti të gjitha shtresat në nevojë që preken nga rritja e cmimit të energjisë elektrike do të përfitojnë kompensim prej 640 lekësh në muaj. Vendimi i cili pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë u bë i ditur nga Ministri i Punës dhe Cështjeve Sociale, Spiro Ksera gjatë Këshillit Kombëtar të Punës.
“Do kemi një kompensim 640 lekë për kategoritë që ju tashmë jeni njoftuar . Janë kategoritë e atyre që kanë paga të ulëta , të gjithë skemës ekonomike, të qytetarëve me aftësi të kufizuar dhe të invalidëve të punës” theksoi ministri Ksera.
Por kryetari i sindikalistëve Nikolla e ka cilësuar këtë një vendim të vonuar të qeverisë, e cila sipas tij nuk po gjykohet në aspektin social por atë propagandistik.
Kjo ka qenë mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Punës në përbërje të së cilës janë 27 anëtarë.
KKP mblidhet jo më pak se tri herë të vit dhe në të konsultohen çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit, marrëdhëniet e punës, dialogun social, etj. Ministri i Punës është Kryetar i Këshillit dhe asistohet nga dy nënkryetarë, një përfaqësues i organizatave të punëdhënësve dhe një i organizatave të punëmarrësve.
(e.n/News24/BalkanWeb)