Drogba paralajmëron Valencian: Shanset 50-50

ASA (Albania Sport Agency)- Sulmuesi më në formë i Celsit, Dider Drogba insistoi se formacion anglez nuk do të jetë në presion kur skuadra e miliarderit Abramovic do të përballet me Valencian në ndeshjen e kthimit të cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, të martën e ardhshme.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shënoi golin e tij të 30 sezonal në minutën e 53 duke sjellë edhe barazimin e takimit Celsi-Valencia. Goli për spanjollët u shënua nga David Silva (30').
Celsit i duhet të shënojë në stadiumin "Mestaja", në mënyrë që të ketë shanse për të progresuar në gjysmëfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klubet.
"Nuk ishte një rezultat i mirë, por ne treguam karakter të mirë pas pësimit të golit nga Silva. Valencia luajti shumë mirë. NË futboll ju nuk e dini kurrë se cfarë do të ndodhë. Ekipi më ndihmoi mua të shënoja dhe tani shanset janë 50-50", - u shpreh Drogba për "Evening Chronichle".