Eto’o: Ende nuk jam 100 për qind

ASA (Albania Sport Agency) -Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto, pohoi se nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në gju të pësuar shtatorin e kaluar në ndeshjen me Verder Bremen, prej të cilit ai qendroi katër muaj jashtë fushave. "Dhimbja ekziston akoma. Jam përmirësuar nga dëmtimi, por jo 100 për qind. E vërteta është se jemi ende larg për të parë Eto'o më të mirë", tha sulmuesi kamerunas për gazetën sportive spanjolle "Marca".
Eto'o u rikthye në fushë në fillim të muajit shkurt, më shpejt se sa parashikonte stafi mjekësor i Barcelonës dhe ka shënuar katër gola pas kthimit të tij. Eto'o, tri herë Futbollisti Afrikan i Vitit, ishte golashënuesi më i mirë i Ligës spanjolle gjatë sezonit të fundit me 26 gola.