E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakosen tifozët e Mançester Junaitid në Romë

ASA (Albania Sport Agency) - Njëmbëdhjetë tifozë të Mancester Junaitid u shtruan në spital, njëri prej tyre me një plagë të thellë në qafë, pas dhunës që shpërtheu para dhe gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve, Roma- Mancester Junaitid (2-1).
Zyrtarë të trupit qeverisës së futbollit europian, UEFA, thanë se do të hapin hetimet në lidhje me shqetësimet e turmës, ku të paktën mbetën 20 persona të dëmtuar, disa seriozisht, pasi fansat e Mancester Junaitid u rrahën me shkopinj gome nga punonjës policie. Tifozë të Romës dhe Mancester Junaitid u përfshinë në beteja dhune jashtë stadiumit "Olimpik" të Romës, për të pasuar në pas në shkallët e tribunave.
Pamjet shokuese televizive treguan pamje të tifozëve anglezë të gjakosur.
"Too much beer", ky ishte version i paraqitur në lidhje me shkaqet që provokuan zënkat. Agjencia italiane ANSA raportoi se rreth 300 tifozë anglezë, shumë prej tyre te dehur u përfshinë në aktet e dhunës në rrugët e kryeqytetit italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›