Luftëtari-Shkumbini, beteja e mbijetesës

ASA (Albania Sport Agency) - Shkumbini i vendit të parafundit do të udhëtojë në Gjirokastër me objektivin e vetëm fitoren, ndaj Luftëtarit vendas, që ndodhet një vend më lart dhe me një pikë më shumë, shtatë javë para përfundimit të sezonit.
Dy kundërshtarët e ditës së shtunë humbën në transfertë: Luftëtari me Tiranën në kryeqytet (2-0) dhe Shkumbini ne Fier me Apoloninë vendase (3-1).
Kjo ndeshje është shumë përcaktuese për të dy ekipet, pasi një fitore Luftëtarit të Mustafa Hysit do të rriste në katër pikë diferencën me peqinasit, ndërsa fitorja e djemve të FAruk Sejdinit do të sillte dhe rokadën e vendeve.
Stafi i Shkumbinit ka vendosur premio të vecantë për fitoren e këtij takimi (300 euro), ashtu si kundër bënë edhe me Apoloninë.
Në fazën e parë Luftëtari fitoi 1-0 me golin e Fejzo Shenaj, ndërsa në fazën e dytë takimi u fitua me të njëjtin rezultat nga Shkumbini. Autori i golit të vetëm në Peqin ishte Erjon Rizvanolli.
Renditja
1.Tirana 25 17 4 4 52-25 55
2.Teuta 25 13 8 4 32-24 47
3.Vllaznia 25 13 7 5 34-21 46
4.Partizani 25 13 6 6 32-18 45
5.Besa 25 10 7 8 28-25 37
6.Elbasani 25 10 5 10 24-24 35
7.Dinamo 25 10 5 10 26-28 35
8.Flamurtari 25 8 4 13 28-31 28
9.Kastrioti 25 6 7 12 24-38 25
10.Luftëtari 25 6 5 14 15-29 23
11.Shkumbini 25 6 4 15 24-35 22
12.Apolonia 25 5 4 16 24-45 19